Pasojat e grushtit – Sane shihet me buzë të fryrë para ndeshjes Bayern Munich – Hoffenheim

Sulmuesi i Bayern Munich, Leroy Sane kishte njërën buzë të fryrë sot (e shtunë) pasdite teksa Bayern Munich priste Hoffenheimin në ndeshjen e Bundesligës.

Marketing

27-vjeçari gjerman mbeti me gojë të gjakosur pas një sherri me shokun e skuadrës Sadio Mane pas humbjes të së martës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Gjithçka filloi kur Sane dhe Mane patën një debat në fushën e Etihad shkaku i një aksioni, kur senegalezi vrapoi në hapësirë ​​për një top në vend që të prite pasimin e shkurt.

Pas vërshëllimës së fundit, ish-sulmuesi i Liverpoolit sulmoi Sanen dhe e goditi me grusht në fytyrë, pasi ai u ankua se si i foli gjermani.

Në fakt, ata duhej të ndaheshin nga bashkëlojtarët e tyre të Bayernit përpara se Sanes t’i thuhej të largohej nga zhveshtorja.

Katër ditë më vonë, saktësisht sot, ish-ylli i Manchester Cityt mund të shihej me buzë të fryrë teksa inkuadrohej në fushën e Allianz Arena për t’u ngrohur përpara ndeshjes së sotme kundër Hoffenheim.

Fotot u shfaqën shpejt në rrjetet sociale dhe tashmë të gjithë po flasin për këtë situatë.

“Gjendja e buzës së fryrë të Leroy Sane. Vjen pas grindjes së tij në dhomën e zhveshjes në mesjavë me Sadio Mane”, thuhet në një postim në Tëitter.

Marketing