Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm, rrahu për vdekje kolegun e punës

Një shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi rrahu për vdekje kolegun e tij të punës.

Marketing

49-vjeçari Astrit Gjon Bushi u dënua prej gjykatës së qarkut Oakland për vrasje të shkallës së parë.

Ai dhe viktima, Gregory Lanier Robertson punonin në fabrikën e “General Motors” në Orion Township. Të dy ata ishin punësuar në një kompani pastrimi të kontraktuar nga General Motors, shkruan Detroit News.

Vrasja ndodhi gushtin e vitit 2022. Efektivët e policisë mbërritën në fabrikë rreth orës 01:40 të mëngjesit pas raportimit për një grindje që rezultoi me plagosjen e një personi.

Ata e gjetën Robertsonin në tokë të gjakosur e pa ndjenja, ndërsa Bushi qëndronte pranë viktimës. Edhe pse burrit iu dha ndihma e parë dhe më pas edhe mjekët tentuan t`ia shpëtonin jetën, ai nuk arriti të mbijetonte.

Shqiptari u prangos në vend dhe nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit. Ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se Robertson ishte qëlluar disa herë egërsisht, ndërsa policia gjeti në vendngjarje edhe armën e krimit.