PDSH mbajti kuvende zgjedhore në Zhelinë dhe Tearcë

Në vazhdën e përgatitjeve të kongresit të shtatë të Partisë Demokratike Shqiptare dje (24.07.2018) u mbajtën kuvende të rregullta të degëve të PDSH-së në Zhelinë dhe Tearcë.

Marketing

Punimet e këtyre kuvendeve i ndoqi kryetari i partisë, z.Menduh Thaçi, si dhe kryetari i këshillit për organizimin e kongresit të partisë, z.Azem Sadiku.

Në kuvendin e degës së Zhelinës për kryetar të degës u ri-zgjodh Sali Ajdini, kurse në kuvendin e degës së Tearcës për kryetar të degës u ri-zgjodh Ruhan Iljazi. Gjithashtu në këto kuvende u zgjodhën edhe kryesitë e degëve, delegatët e kongresit, si dhe propozimet për anëtarë të kuvendit qendror të Partisë Demokratike Shqiptare.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i përshëndeti punimet e kuvendeve dhe potencoi se Partia Demokratike Shqiptare me aderimet e reja do të forcojë kapacitetet e saja partiake, si dhe do jep kontribut maksimal në lëvizjen e proceseve përpara drejt integrimit të vendit në NATO dhe BE.

Marketing