Partia Demokratike Shqiptare përshëndet vendimin e Samitit të NATO-s në Bruksel për dhënien e ftesës për anëtarësim të vendit në strukturën Verio-Atlantike.
Deklarata e Samitit të NATO-s në Bruksel për Siguri dhe Solidaritet Transatlantik qartë konfirmoi përcaktimin e vendeve anëtare të NATO-s për anëtarësim të plotë, përcaktim ky strategjik jo vetëm i PDSH-së por edhe i shqiptarëve.
Implementimi i Marrëveshjes për emrin me Greqinë, që nënkupton realizimin e obligimeve të marra, vazhdon të ngel kusht për anëtarësim të vendit në NATO dhe PDSH-ja bashkë me faktorët tjerë do të angazhohet maksimalisht në mënyrë që ky proces të përfundoj me sukses.
PDSH vlerëson se anëtarësimi në NATO nuk ka alternative tjetër dhe falënderon faktorin ndërkombëtarë për ndihmën dhe përkrahjen në realizimin e këtij përcaktimi.