PE-ja voton Ursula fon der Lajen për shefe të KE-së

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian sot do të votojnë për emërimin e Ursula fon der Lajen për kryetare të Komisionit Evropian.

Marketing

Nëse Fon der Lajen e merr mbështetjen nga Parlamenti, menjëherë do të fillojë procesi për formimin e përbërjes së re të Komisionit. Në të kundërtën, Këshilli i Evropës ka një muaj që t’i dorëzojë Parlamentit propozim të ri për kandidat për funksionin më të lartë në BE.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Fon der Lajen sot në orën 9 do ta prezantojë programin e saj në seancë plenare në Parlamentin e Evropës në Strasburg. Ajo do të përgjigjet në pyetjet e liderëve të partive politike, ndërsa është paraparë edhe debat i deputetëve evropianë për emërimin dhe programin e saj.

Votimi do të jetë i fshehtë në orën 18.
Që të zgjedhet si kryetare e Komisionit Evropian Fon der Lajen duhet të marrë besimin e 751 deputetëve në PE.

Partia Popullore Evropiane nga radhët e së cilës vjen ajo, njëherit edhe partia më e madhe politike në Parlamentin Evropian, e paralajmëroi mbështetjen për Fon der Lajen.

Socialdemokratët dhe liberalët presin që të shohin se a do t’i mbështesë Fon der Lajen kërkesat e tyre të cilat kanë të bëjnë me politikën programore, por edhe përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Të gjelbrit dhe e majta ekstreme paralajmëruan se do të votojnë kundër.

Kandidatja për kryetare të Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dje paralajmëroi se sot do të japë dorëheqje në funksionin ministre e Mbrojtjes së Gjermanisë, pa dallim të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin Evropian, ndërsa kancelarja Angela Merkel deklaroi se e respekton vendimin e saj.

“Do të kërkoj besim nga Parlamenti i Evropës. Pa dallim të rezultatit të votimit, të mërkurën do të tërhiqem nga vendi i ministrit të Mbrojtjes, që me gjithë fuqinë t’i shërbej Evropës”, shkroi Fon der Lajen në Tuiter.

Merkel tha se është e qartë se Fon der Lajen e ka sjellë vendimin për fazën e re të jetës së tij dhe se atë do ta respektojë.

Kancelarja shtoi se mbetet që të shihet edhe se si do të përfundojë deklarimi i ngushtë i pritur në Parlamentin e Evropës, por edhe atë se kush do të jetë ministri i ri gjerman i Mbrojtjes.