Pele, në ditët e fundit të jetës?

Lajme jo të mira për shëndetin e legjendës së futbollit botëror, Pele.

Marketing
Tri herë kampioni i Botës me Brazilin, tashmë 82-vjeç, është shtruar në spital ku po merr kujdesin e duhur nga një ekip mjekësh pasi trupi i tij nuk i është përgjigjur si duhet kimioterapisë në luftën e tij kundër kancerit të zorrës së trashë.

Nga Brazili raportojnë për Pelenë, i cili u shtrua në spital javën e kaluar, janë marrë masat për t’i lehtësuar dhimbjen në një repart të “kujdesit paliativ në fund të jetës”.

Ai u shtrua në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo, Brazil, të martën e kaluar, pasi ka simptomat e nga “ënjtjes së përgjithshme” dhe “dështimit të zemrës”.

Kujdesi paliativ është për pacientët me sëmundje ose kushte potencialisht kërcënuese për jetën dhe kujdes në fund të jetës.

Pele, emri i plotë i të cilit është Edson Arantes do Nascimento, konsiderohet nga shumë njerëz si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

Ai fitoi tri Kupa Botërore me Brazilin në vitet 1958, 1962 dhe 1970 dhe shënoi 643 gola në 659 ndeshje zyrtare për klubin brazilian Santos. Ai shënoi 77 herë në 92 ndeshje për kombëtaren e vendit të tij.