Pendarovki uron në shqip qytetarët e Kosovës për përvjetorin e pavarësisë

Presidenti  Stevo Pendarovski i ka uruar qytetarët e Kosovës dhe ushtruesen e detyrës së presidentes për përvjetorin e 13-të të shpalljes së pavarësisë.Pendarovski ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për të pasur marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim.

“Qytetarëve të Kosovës dhe Vjosa Osmanit ua uroj Ditën e Pavarësisë. Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Kosova do t’i përparojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, në frymën e përpjekjeve të përbashkëta për një Evropë demokratike dhe me prosperitet”, shkroi Pendarovski në Twitter.

Marketing

https://twitter.com/SPendarovski/status/1362057003967856643?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1362057003967856643%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button