Shpërthehet me tritol kazinoja e ish-presidentit Donald Trump (Video)

Hotel Atlantic dhe kazinoja e ish-presidentit Donald Trump, “Atlantic City”, u shpërthyen orët e para të mëngjesit të ditsë së sotme.

Marketing

Objektet, ish-hoteli dhe kazinoja “Trump Plaza”, ishin të mbyllura që nga viti 2014.

Ndërtesa është një element identifikues në Boardwalk, teksa u shkatërrua këtë mëngjes, duke lënë pas vetëm shtëllunga tymi dhe inerte të shumta. Bernie Dillon, ish-menaxheri i hotelit, tha se kjo godinë ka qenë një vend i preferuar për të famshmit.

Mënyra se si e vendosim Trump Plaza dhe qytetin e Atlantic City në hartë për të gjithë botën ishte me të vërtetë e pabesueshme. Të gjithë, nga Hulk Hogan te Mick Jagger dhe Keith Richards, ishte e gjithë sfera e personaliteteve “, është shprehur ai.

Kujtojmë se “Trump Plaza” së pari ishte hapur në vitin 1984 dhe për një kohë ishte kazinoja më e suksesshme në Atlantic City.