Pendarovski formon komisionin e ri për falje

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka formuar ekip të ri që do ta këshillon në kompetencat e presidentit për falje. Nga kabineti i Pendarovskit informojnë se sot është mbajtur seancë konstitutive e komisionit për falje. Në këtë komision bëjnë pjesë:

Marketing

Sabit Kranlli , ish-gjyqtar i Gjykatës Supreme- kryetar i Komisionit;

Ljbubomir Jovevski, prokuror publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

Fehmi Stefa, avokati i shtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

Ljubomir Mihajllovski, kryetar i Odës së avokatëve;

Temellko Ristovski, profesor univerzitar;

Safet Aliu, ish-gjyqtar në Gjykatën Supreme;

Bozhin Avramovski, gjyqtar në pension;

Eroll Rushid, mjek;

Zora Mitiç, mjeke;

Uranija Pirovska; nga Komuniteti i Helsinkut për të drejta të njeriut;

Biljana Petkovska, Instituti maqedonas për mediume.