Pendarovski: Logjike Shqipëria të kërkojë të ecë vetë

Nëse edhe më tej Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar nga Bullgaria, është logjike që Shqipëria të kërkojë debllokim në rrugën e eurointegrimit. Kështu ka deklaruar presidenti, Stevo Pendarovski, nga Podgorica, ku po qëndron për vizitë zyrtare. Ndonëse ndarja, sipas tij, nuk do të ketë implikime për sigurinë, ai megjithatë apeloi që BE të trajtojë projekt gjeopolitik.

Marketing

“Është logjike nëse vazhdojmë të jemi të bllokuar nga Bullgaria që vendet e tjera kandidate nuk do të duan ta lidhin fatin e tyre në rrugën e integrimit evropian me askënd tjetër, duke na përfshirë edhe ne. Nuk shoh asgjë të diskutueshme në deklaratën e zotit Rama, thjesht do të doja t’u bëj thirrje në këtë situatë atyre që vendosin në Bruksel dhe në kryeqytetet evropiane që përveç faktit që kjo ndarje eventuale nuk do të ketë asnjë implikim sigurie, duhet të mendojnë mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë se BE-ja e ka nisur dhe BE-ja edhe sot duhet trajtuar ndër të tjera si një projekt gjeopolitik.”,- tha presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.