Pendarovski: Nuk ka rritje të numrit të emigrantëve në kufirin jugor

Deri në këtë moment nuk ka kurrfarë rritje të numrit të emigrantëve në kufirin jugor përveç asaj që është e zakonshme për këtë periudhë të vitit, as nuk ka kurrfarë shenjash për ndonjë valë e cila këtyre ditëve do të shkojë drejt territorit tonë, theksoi presidenti dhe komandant suprem Stevo Pendarovski gjatë vizitës së sotme në Gjevgjeli të pjesëtarëve të armatës të cilët e sigurojnë kufirin jugor.

Marketing

Ai paralajmëroi se më 5 mars kjo çështje në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme, do të shqyrtohet nga BE-ja, pasi, siç tha, është me proporcione prej vitit 2015 dhe vitit 2016 që një shtet veçanërisht i vogël i cili nuk është anëtar i BE-së, nuk mund ta zgjidhë vetë.

“Sa na takon neve, ne jemi pjesë e një spektri të gjerë shtetesh të cilat duhet të jenë të përgatitura qoftë edhe si vend transitues. Përvoja nga viti 2015 dhe 2016 është e madhe dhe e vlefshme në këtë drejtim kështu që nuk pres edhe të ketë derdhje eventuale të refugjatëve gjatë periudhës së ardhshme se ne do të jemi të befasuar”, tha Pendarovski.

Komandanti Suprem theksoi se organet shtetërore në bazë ditore ndjekin gjithçka ndodh këtu, por se para ca kohësh është aktivizuar edhe organi i ri për koordinimin e shërbimeve, si edhe se që para dy ditësh është rritur prej 10 deri në 15 herë kontingjenti i Armatës, por jo, siç tha, në pritje në ndonjë vale të madhe të refugjatëve, por në pritje të asaj që eventualisht mund të ndodhë që të mos të na kapë të papërgatitur.

“Nëse mundëm me vlerësimet më të larta ta përfundojmë menaxhimin e krizës në vitin 2015 dhe 2016 me transitimin e mbi 1,3 milionë njerëzve në territorin tonë, tani mos dhashtë Zoti të vijë drejt një situate të tillë, megjithatë ne jemi të përgatitur. Dhe e përsëris atë nuk mund ta bëjmë vetë përveç se me bashkëpunim të shkëlqyer me shtetet partnere në kuadër të Aleancës së NATO-s dhe kuptohet me shtetin tonë Greqinë, pasi kur të vijë vala e emigrantëve do të vinte përmes kësaj rute ballkanike, do të thotë Turqia, Greqia edhe më tej drejt veriut”, theksoi Pendarovski dhe theksoi se mundemi në çdo moment të kërkojmë ndihmë më të madhe ndërkombëtare nëse ka nevojë për një gjë të tillë.

Gjatë qëndrimit në Gjevgjeli presidenti Pendarovski e vizitoi qendrën e përkohshme transitore Vinojug, ndërsa u takua edhe me përfaqësuesit e policisë kufitare dhe të Fronteksit.

Marketing