



Presidenti Stevo Pendarovski përmes rrjeteve sociale ka uruar Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në futboll për fitoren ndaj Islandës dhe sigurimin e play-off në Kapionatin Botërorë që do të mbahet në Katar.
“Urime djema për lojën e shkëlqyeshme. I gjithë kombi mbështeti Përfaqësuesen në ndeshjen e vështirë kundër Islandës. Vazhdojmë tutje, që të luftojmë për plasman në Kampionatin Botëror në Katar. Krenohemi me ju!”, shkruan Pendarovski.