“Vodhën” Lambon për një xhiro, çifti i sapomartuar përfundon në spital

Një çift i ri përfundoi në spital natën e tyre të martesës pas një aksidenti me Lambon 200 mijë paund. Ali Zaman dhe nusja e tij morën super makinën e të ftuarit të dasmës për një xhiro pas ceremonisë por përfunduan duke u përplasur me një makinë tjetër në Bradford, West Yorkshire.

Marketing

Lamborghini shpërtheu në flakë pas përplasjes ndërsa Zaman dhe gruaja e tij pësuan lëndime të lehta. Pamjet e publikuara nga Daily Mail tregojnë super makinën që përfshihet nga flakët ndërsa shërbimet e urgjencës nxitojnë për në vendngjarje.

I ftuari kishte parkuar në mënyrë të sigurt Lamborghini-n jashtë dhe la çelësat e makinës në xhepin e palltos kur hyri. Por kur donte të largohej, pa që çelësat nuk ishin më aty. Ai mendoi se Zaman i kishte marrë makinën dhe u përpoq ta telefononte.