23/05/2024
Ballina Aktuale Pendarovski: Pyetja “Të Majtës” për referendum,konfuze dhe e paqartë

Pendarovski: Pyetja “Të Majtës” për referendum,konfuze dhe e paqartë

“Unë do të jem i pari që do të votoj në një referendum të mundshëm, në orën 7 të mëngjesit në vendvotimet nëse pyetja është: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian?”, thotë presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për “Sloboden peçat”.

Marketing

Partia ‘E Majta’ ka dorëzuar sot në arkivin në Kuvend kërkesën për zhvillimin e një referendumi të detyrueshëm në nivel shtetëror, në të cilin, nëse do të zhvillohej, qytetarët do t’i përgjigjeshin pyetjes “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në duke pranuar konkluzionet parlamentare të 16 korrikut 2022?” .

Pendarovski në intervistë për “Sloboden Peçat” për iniciativën konsideron se është konfuze dhe e paqartë.

“Pyetja që kërkon të përdorë e Majta në deklaratën e referendumit është konfuze dhe e paqartë për qytetarët. Të njëjtën gjë e përsëris edhe në periudhën kur bëhet fjalë për referendum dhe kur OBRM-PDUKM-ja paraqiti një iniciativë të ngjashme. Jam kundër pyetjeve të tilla që tani po i publikon E Majta, të cilat përmbajnë përmbajtje konfuze”, thotë Pendarovski.