Pendarovski: Reformat në mbrojte do të vazhdojnë edhe pas anëtarësimit në NATO

Anëtarësimi ynë në NATO është prioritet i vjetër strategjik që nga pavarësia e vendi, apo më mirë thënë nga viti 1993 kur u soll rezoluta për anëtarësim në NATO.

Marketing

Kështu u shpreh Kryetari i Shtetit, dhe Komandant suprem i Forcave të Armatosura të vendit Stevo Pendarovski në manifestimin për hirë të 27 vjetorit të themelimit të Armatës.

Kjo armatë sipas tij është shndërruar në një Armatë profesionale, multietnike dhe e cila bënë pjesë në mesin e 30 armatave të vendeve anëtare të NATO-së.

“Zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, kemi arritë vetëm në një hapë largë qëllimit tonë të kahershëm, anëtarësimi në NATO, për çka kemi punuar pa ndërprerë kaq vite. Nëse deri tani ka pasë të atillë që kanë menduar se nuk mund të bëhemi anëtare e 30 e NATO-së, tani kjo është një gjë e realizueshme. Tani një nga prioritetet në këtë fazë të reformave, plotësishtë do ta përkrahi përpjekjet e Qeverisë që si një anëtare e NATO-së të ndajmë 2 % nga BPV për Armatën“, u shpreh kryetari i shtetit Stevo Pendarovski.