Pendarovski: Shtetet e vogla fuqizohen me kyçje në organizatat ndërkombëtare

Shtetet gjeografikisht të vogla, me një numër të vogël të popullsisë, është iluzion që të mund të kenë ndikim në politikën globale, por këto vende mund të luajnë një rol të rëndësishëm me kyçjen e tyre në organizata ndërkombëtare. Kështu theksoi në forumin energjetik presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i cili në këtë kontekst përmendi anëtarësimin e vendit në NATO dhe rëndësinë e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Marketing

“Për RMV-në është mirë që u bë pjesë e NATO-së, shumë është e rëndësishme që kemi filluar bisedimet për anëtarësim në BE, sepse kemi mundësi si vend të thithim mjete nga BE edhe para se të bëhemi anëtare e plotfuqishme. Ne jemi shtet që varemi nga importi i energjisë elektrike dhe pa ndihmën e shteteve të BE-së vështirë se vet mund t’ia dalim. Por, fajtori kryesor i prishjes së rendit në Glob ka qenë invazioni rus mbi Ukrainën. Prandaj, nëse duam të krijojmë një sistem të ri energjetik, ne duhet kapacitetet tona prodhuese t’i rrisim dhe të investojmë më shumë, sepse kemi kapacitete të vjetruara.”, – deklaroi presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.