Kurti: SHBA, mike e pazëvendësueshme për Kosovën. Pezullimi nga “Defender 23”, fatkeqësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, si pasojë e situatës së krijuar në veri të vendit.

Marketing

Në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, pas një diskutimi që e pati në një forum të organizuar në Bratisllavë të Sllokavisë, ai e ka quajtur fatkeqësi përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ndërkombëtare ushtarake “Defender Europe 23”.

Kurti foli edhe për takimin që e mbajti me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Radio Evropa e Lirë: Por, a është sanksioni i SHBA-së një goditje për Kosovën?

Albin Kurti: Çfarë kemi parë është suspendimi nga ushtrimi “Defender Europe 23” dhe ne kemi qenë duke u përgatitur qe dy vjet për këtë. Është fatkeqësi. Nuk mendoj se është e drejtë, por kush jam unë të vendosi?!

Përsëri, më lejoni të theksoj se SHBA-ja është mike, partnere e aleate e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për demokracinë dhe zhvillimin tonë./REL