Pendarovski: Thirrja për Frontin Patriotik Maqedonas e njejtë si Koha e regjimit

Kandidati presidencial Stevo Pendarovski gjatë tubimit në Shkup, potencoi se krahas aspiratave euro-atlantike, bashkëjetesa është një nga dy shtyllat kryesore të progresit të vendit. Sipas tij, për raportet ndëretnike, opozita fare nuk mban llogari.

Marketing

“Para çdo zgjedhjeve, kërkojnë 61 deputet për pretendimet se mos të kushtëzohen nga shqiptarët, kurse para disa ditëve bënë thirrje për front patriotic gjithëmaqedonas, skurse në kohën e regjimit, duke mos mbajtur llogari se homogjenizimi etnik në një vend multietnik është reçetë për destabilizim”.

Në këtë kontekst, Pendarovski iu referua edhe deklaratës së fundit të Siljanovskës në të cilën ajo tha se do të krijojë një kushtetutë të re civile, ndërsa, siç nënvizoi Pendarovski, nuk sqaroi nëse në të do të ketë vend për maqedonasit.

“Ideja e fundit e promovuar në fushatën e tyre është propozimi për një kushtetutë krejtësisht të re civile, për të cilën partia opozitare ende nuk ka thënë pse na duhet dhe nëse një kushtetutë e tillë mund të shkelë konceptin e përcaktuar me Marrëveshjen Kornizë”, tha Pendarovski.