Pentagoni ngre alarmin: Mbi 8 mijë ushtarë në gatishmëri të lartë, Rusa nuk po zmbrapset

Pentagoni ka ngre alarmin rreth situatës së tensionuar në Ukrainë, duke ngritur në gjendje gatishmërie 8,500 trupa amerikan në rast sulmi nga Rusia në Ukrainë, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, nga Departamentit të Mbrojtjes të SHBA’së (Pentagon), është thënë se SHBA ka vendosur 8.500 trupa në gjendje gatishmërie për t’i dalë në ndihmë Ukrainës

Tutje sipas kësaj agjencie lajmesh thuhet se Rusia nuk ka ndërmend të zmbrapset dhe të de-përshkallëzojnë situatën
“Rusët nuk kanë ndërmend për momentin të de-përshkallëzojnë” raportohet të kenë thënë në Pentagon.

Shtetet e Bashkuara janë duke përshtatur dhe përsosur planet e tyre ushtarake për të gjithë skenarët e krizës ukrainase, tha sot Shtëpia e Bardhë.

Ndryshe, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jean Psaki, tha se Shtetet e Bashkuara “kurrë nuk e përjashtuan opsionin e ofrimit të ndihmës për vendet në krahun lindor të NATO’s edhe para çdo pushtimi” të Rusisë në Ukrainë.

Presidenti Joe Biden u takua me ekipin e sigurisë kombëtare në rezidencën e tij në Camp David të shtunën, kur u informua për opsionet për vendosjen e trupave amerikane në Evropën Lindore në përgjigje të vendosjes së shtuar të forcave të armatosura ruse përgjatë kufirit me Ukrainën.

Sipas Reuters, presidenti amerikan do të zhvillojë një video-takim të mbyllur nga Dhoma e Situatës në Shtëpinë e Bardhë mbi temën e krizës ukrainase me liderë të shumtë evropianë gjatë ditës së sotme.

Marketing