‘U fut në sallën e ligjeratave dhe gjuajti drejt studentëve’: Shkon në dy numri i të vdekurve në Gjermani

Në një sallë të ligjëratave në Universitetin e Heidelbergut në Gjermani një person nisi një sulm me armë zjarri. Ai plagosi katër persona, ndërsa një nga viktimat nuk arriti t’i mbijetonte plagëve. Pas sulmit atentatori kreu vetëvrasje, shkruan Gazeta Metro.

Marketing

Universiteti i Heidelberg ka njoftuar studentët që të mos dalin në klasë derisa policia ka rrethuar bllokun e qytetit përreth kampit universitar dhe ka ndaluar qarkullimin.

Duke u thirrur në burime të paemëruara në agjencitë e sigurisë në Gjermani, agjencia e lajmeve DPA ka njoftuar se sulmuesi ishte vrarë. Pa i cekur burimet, DPA ka bërë me dije se besohet se sulmuesi ishte poashtu student. Zyrtarët gjermanë të sigurisë thonë se indikacionet e para nuk tregojnë se kishte motiv politik apo religjioz të sulmit.

Marketing