Një motoçiklist humbi jetën, katër persona janë lënduar rëndë, ndërsa 14 kanë marrë lëndime të lehta trupore, në 14 prej gjithsej 24 aksidenteve të regjistruara fundjavën e kaluar në rajonin e SPB Shkup.
Me shpejtësi më të madhe nga e lejuara kanë lëvizur 54 shoferë. Nga komunikacioni janë larguar 39 shoferë, prej të cilëve 34 para se të marrin të drejtën për drejtim të automjetit, katër shoferë fillestarë, njëri nën ndikimin e alkoolit. Janë larguar edhe 22 automjete të paregjistruara.
Janë sanksionuar edhe gjashtë këmbësorë të cilët kishin kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, pesë shoferë të cilët nuk kishin dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendin e shënuar për këmbësorë, dhjetë për qëndrim të palejuar, 15 të cilët nuk bartnin rripin e sigurisë, 32 bisedonin në celular gjatë drejtimit të veturës.