Për herë të parë në histori, BE blen më shumë gaz nga SHBA-ja sesa Rusia

Për herë të parë në histori, Bashkimi Europian ka blerë më shumë gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA-të sesa nga Rusia, tha sot presidenti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) Fatih Birol, i cili u bëri thirrje vendeve të Bashkimi Evropian të përgatitet për një dimër të vështirë.

Marketing

“Qershori është muaji i parë ku BE-ja ka importuar më shumë gaz nga SHBA-të sesa nga Rusia”, shkruan Fatih Birol në një postim në Twitter.

Në fund të majit kompania ruse e energjisë Gazprom ka njoftuar se ka ndaluar plotësisht dërgesat e gazit natyror në Holandë.

Në një deklaratë me shkrim nga Gazprom, thuhet se kompania holandeze e gazit natyror GasTerra nuk ka bërë pagesën e nevojshme në rubla për dërgesat e gazit rus.

Duke theksuar se pagesat për gazin rus duhet të bëhen në rubla që nga 1 prilli, në deklaratë theksohet se dërgesat e gazit në Holandë, e cila nuk e ka bërë këtë pagesë, sot janë ndërprerë plotësisht.

Sipas deklaratës të bërë dje nga GasTerra, nga Gazprom thuhet se ndërprerja e furnizimit nga data 31 maj deri më 1 tetor, kur përfundon kontrata aktuale, do të thotë se nuk do të blihen 2 miliardë metër kub gaz natyror.

Gazprom më parë ndaloi dërgesat e gazit natyror në Poloni, Bullgari dhe Finlandë me arsyetimin se nuk kishin paguar në rubla./