Për herë të parë një shqiptar do të jetë drejtor në shkollën e mesme “Marija Kiri Skllodovska”

Për herë të parë një shqiptar do të jetë drejtor në shkollën e mesme “Marija Kiri Skllodovska”.

Marketing

Që nga viti 2009, kur edhe u formuar në këtë shkollë profesionale, paralelja e parë me mësim në gjuhën shqipe, vazhdimisht është rritur numri i nxënësve shqiptar që kanë mësuar në këtë shkollë. Sot, kjo shkollë numëron 18 paralele me mësim në gjuhën shqipe në pesë drejtime.

Qyteti i Shkupit ka emëruar për ushtrues detyre drejtor të shkollës, Blerim Nebiun. Ai ka ligjëruar lëndën e psikologjisë, ndërsa nga viti 2018, e deri në këtë ditë, ka ushtruar detyrën e psikologut të shkollës.

Shkolla e mesme “Marija Kiri Skllodovska” është e njohur për mbarë opinionin, ndërsa për ne më së shumti për aktivitetet e realizuara jashtë bankave shkollore. Vlen të ceket se ata për çdo vit, realizojnë aksionin për dhurimin e gjakut në Çarshinë e vjetër të Shkupit.