Për herë të parë shkencëtarët zbulojnë avuj uji në planetin super-tokë

Shkencëtarët britanikë raportuan sonte se avuj uji janë pikasur një ‘super-tokë’ të largët, në zbulimin e parë të këtij lloji.

Marketing

Ata thonë se planeti i njohur si K2-18b është “i vetmi planet jashtë sistemit tonë diellor për të cilin duhet që ka temperaturën e duhur, atmosferën dhe ujin” të cilat mund të mbështesin jetën.

K2-18b është dy herë më i madh dhe tetë herë më i rëndë se toka. Ai ndodhet rreth 110 vite dritë larg.

Eksoplaneti është pikasur fillimisht nga sonda e Nasas, Kepler në 2015 por analizat e fundit kanë zbuluar detaje që nuk ishin parë kurrë në një objekt të njohur si ‘super-tokë’.

Pajisjet aktuale mund të përcaktojnë vetëm faktorë bazë si distanca, masa dhe temperatura, ndërsa mjetet e sofistikuara të University College në Londër kanë bërë përkthimin e të dhënave të teleskopit në gjurmë unike të molekulave të ujit.

“Sigurisht K2-18b nuk është një tokë e dytë por një planet shumë më i madh dhe orbitën një yll tjetër”, tha studiuesi Dr Angelos Tsiaras, duke shtuar se K2-18b është shumë larg për t’u parë nga astronomët.
Instrumentat aktuale nuk mund të përcaktojnë shenja jete.

Marketing