Për nder të 13 Nëntorit, delegacioni i Qytetit të Shkupit vendosi lule para Monumentit të Çlirimtarëve

Për nder të 13 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit, një delegacion i Qytetit të Shkupit vendosi lule para Monumentit të Çlirimtarëve. Shkupi sot përkujton 79 vjet nga Dita e Çlirimit në Luftën e Dytë Botërore. Me rastin e përkujtimit, një numër i madh delegacionesh sot bënë nderimet e tyre te varrezat partizane dhe para Monumentit të Çlirimtarëve në Shkup.

Marketing

Në këtë ditë kujtojmë dhe nderojmë bashkëqytetarët tanë, të cilët në atë mëngjes të ftohtë nëntori 79 vite më parë, me guxim qëndruan në mbrojtje të lirisë dhe çliruan qytetin tonë nga pushtuesi fashist. Shembulli i tyre, sakrifica dhe idealet e lirisë dhe barazisë janë ende një udhërrëfyes në rrugën tonë drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë. Që atëherë, Shkupi dhe Maqedonia jetojnë në liri dhe duke ruajtur amanetin e partizanëve të Shkupit, qyteti po zhvillohet si qytet i solidaritetit, humanizmit, gjithëpërfshirjes dhe bashkimit, si qytet shembull në sferën e arsimit, teknologjive dhe kulturës inovative.

Për nder të gjithë bashkëqytetarëve tanë që dhanë jetën që ne sot të jetojmë të lirë, le ta festojmë këtë festë të madhe, Ditën e Çlirimit të Shkupit.