Për një dekadë 27 mijë nxënës më pak

Të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, u kthyen në bankat shkollore. Fëmijët të shoqëruar nga prindërit dhe familjarët, u shoqëruan në shkollë, për t’u njoftuar me shokët dhe mësuesit e rinj. Në këtë vit shkollor, ashtu sikur edhe vitet e fundit, shqetësuese është ulja e numrit të nxënësve. Statistikat e Qendrës për Komunikime Civile thonë se për vetëm 10 vjet, numri i nxënësve të shkollave të mesme është ulur për 20%, kurse i nxënësve të shkollave fillore 5%.

Marketing

Në 90% të komunave ka ulje të numri të nxënësve të shkollave të mesme, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit. Ndërsa, rritje ka në dhjetë komuna të Shkupit dhe nëntë komuna të tjera, jashtë Rajonit të Shkupit.

“Humbësi më i madh i nxënësve të shkollave të mesme është Pehçeva, ku vitet e fundit numri i tyre është zvogëluar për 83 për qind. Në shifra absolute, rënia më e madhe e numrit të nxënësve të shkollave të mesme ka në Shkup dhe pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha – Tetovë, Strugë dhe Kërçovë, Strumicë, Gostivar, Kumanovë dhe Shtip”, thonë nga Qendra për Komunikime Civile.

Rritje të numrit të nxënësve të shkollave fillore, ka në nëntë komunat jashtë Shkupit, por rritja është 1000 nxënës. Kurse, rënie të numrit të nxënësve të shkollave fillore, ka kryesisht në komunat shqiptare.

“Rënie më e madhe e numrit të nxënësve të shkollave fillore ka në Gazibabë, Tetovë, Qendër, Strugë, Kumanovë dhe Gostivar”, thonë nga Qendra për Komunikime Civile.

Po ashtu është vënë re numër shtuar i mësimdhënësve në shkollat fillore edhe pse numri i nxënësve ka rënë. Përderisa, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë për 5%, paralelisht numri i mësimdhënësve është rritur për 7%. Kurse në shkollat e mesme numri i mësimdhënësve është ulur për 5%, por numri i nxënësve është ulur për 20%. Ky vit shkollor përfundon më 10 qershor dhe nuk do të ketë pushim pranveror.

Marketing