Përfaqësues të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi e vizituan ITSHKSH

Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve ishte për vizitë kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, i shoqëruar nga gjuhëtari, Dr. Haxhi Shabani, po ashtu nga Ulqini dhe anëtar i Komisioni për Arsim në kuadër të Këshillit.
Ata u pritën nga drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e
Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, dhe hulumtuesi iInstitutit, Dr. Zeqirija Ibrahimi. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe
zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës në Republikën e Maqedonisë së
Veriut, Izmit Nura.Tema e këtij takimi ishte bashkëpunimi institucional ndërmjet
shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Me këtë rast, duke
u dëshiruar mirëseardhje, drejtori Asani i njoftoi me punën që e bënInstituti, me historikun e tij, si dhe me departamentet që funksionojnëbrenda Institutit, duke u dhënë edhe informacione rreth veprimtarisë
hulumtuese-shkencore që realizohet nga ky institucion shkencor.Mysafirët shprehën falënderime për mikpritjen dhe e përgëzuan drejtorinAsani për punën e bërë, duke theksuar se puna e Institutit është një
model i mirë që mund të aplikohet edhe Mal të Zi, ku po ashtu ndjehetnevoja për hulumtimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë shpirtërore e
kulturore të shqiptarëve në atë shtet.

Marketing