Përfaqësuesja e UNICEF-it në RMV, vizitë në Komunën e Çairit

Në Komunën e Çairit sot qëndroi përfaqësuesja e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Patricia Di Giovanni.
Në takimin me kryetarin e komunës Visar Ganiu  u diskutua për vendosjen e bashkëpunimit për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe sigurimin e ndarjes së duhur të burimeve në shkollat ​​fillore në Çair.
Komuna e Çairit është një nga 10 komunat pilot që pranoi iniciativën për të punuar në harmonizimin e të gjitha shkollave fillore në komunë me standardet kombëtare për arsim cilësor. Ndryshe, përfaqësuesja e UNICEF-it ishte e shoqëruar nga përfaqësues të Bankës Botërore dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës’ -shkruan Ganiu.