Përfshirja e vaksinimit me MRP arriti 98 për qind

Shkalla e vaksinimit me MRP vaksinë në gjithë shtetin është 98 për qind. Në Shkup është 99, ndërsa në pjesën tjetër të shtetit 97 për qind, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Deri më tani, janë vaksinuar 35.870 persona me MRP vaksinë të moshës deri më 14 vjeçare. Prej tyre, në Shkup janë vaksinuar 16.732, përderisa, në pjesën tjetër të shtetit janë vaksinuar 19.138 persona të moshës deri në 14 vjet, të cilët duhet të vaksinohen.

Në qendrat për shëndet publik, në mënyrë shtesë janë aplikuar gjithsej 6.189 doza të vaksinës, prej tyre më shumë se 60 për qind janë punonjës shëndetësor, studentë dhe nxënës në shkolla të mesme të mjekësisë, të tjerët janë kontakte dhe persona të moshës mbi 14 vjeçare.
Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar 1.893 raste me fruth të territorit të gjithë shtetit, që paraqet numër më të madh në 20 vitet e fundit.

Prindërit i dëgjuan rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe e panë rëndësinë për vaksinimin me kohë të fëmijëve me vaksinë MRP. Masat dhanë fryte. Nga përfshirja prej 89 për qind para epidemisë me fruth, tani përfshirja është mbi 99 për qind, ndërsa rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është 95 për qind. Fundi i epidemisë së fruthit do të shpallet, kur dy herë pas 12 ditëve nuk do të paraqitet asnjë pacient i sëmurë me fruth, thuhet në kumtesën e MSH-së.

Mbesin në fuqi masat dhe aktivitetet e rekomanduara paraprakisht, të cilat i ndërmarrin qendrat për shëndet publik, Instituti për Shëndet Publik, Ministria e Shëndetësisë, ISHSSH dhe shërbimet e vaksinimit në punktet për vaksinim. (koha.mk)