Përfundon pa gola ndeshja Kroaci – Angli, në stadiumin pa spektatorë

Kroacia dhe Anglia i kanë ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar të premten në stadiumin Rijeka të Kroacisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në këtë ndeshje nuk ishin të pranishëm tifozët, dhe nuk kishte ndonjë atmosferë, pasi stadiumi ishte i zbrazët, shkruan Gazeta Express.

Kombëtarja e Anglisë kishte më shumë raste shënimi, mirëpo nuk arriti asnjëherë që t’i realizojë.

Pas kësaj ndeshje, Kroacia dhe Anglia i kanë vetëm nga një pikë pasi ndeshjet e para, të dyja pësuan humbje nga Spanja.

Ndeshja e radhës është më 15 tetor mes Spanjës dhe Anglisë, e cila është ndeshja e kthimit, ndërsa Kroacia luan më 15 nëntor në ndeshjen e kthimit kundër Spanjës, pasi ndeshjen e parë e humbi me rezultatin 6-0.

Marketing