Përfundon sezoni për Marash Kumbullën

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla sipas raportimit në Itali ka këputur ligamentin e kryqëzuar të përparmë dhe për të ka përfunduar sezoni.
Lëndimi ndodhi në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Romës dhe Milanit, që u mbyll me rezultat të barabartë, 1-1.

Marketing

Kumbulla luajti vetëm 15 minuta pasi për shkak të një përplasje me Olivier Giroud ai pësoi lëndimin e rëndë.

Operacioni është i nevojshëm dhe rikthimi në lojë synohet 6-9 muaj.

Mbetet të shihet se kur do të vije njoftimi zyrtar nga Roma.