Përfunduan punimet e fazës së parë në rezervuarin në Rashçe

Punimet për ndërtimin e rezervuarit për furnizim me ujë të pijshëm në fshatin Rashçe, ka përfunduar me sukses faza e parë e projektit madhështorë falë iniciativës së Komunës së Sarajit në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Marketing

Kryetari Bexheti së bashku me Zv. Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi kanë vizituar vendbanimin Rashçe ku nga afër kanë vëzhguar përfundimin e fazës së parë të rezervuarit.

Ky rezervuar është ndërtuar në vendbanimin Rashçe ku do ti furnizoj me ujë të pijshëm edhe vendbanimet tjera ku tërësisht do t’i kënaq nevojat e banorëve me ujë të pastër për pirje dhe nevoja të tjera.

“Ne kemi përfunduar shumë shpejtë fazën e parë që e kishim obligim për ta realizuar ku gjithsej ka arritur vlerën prej 5 milion denarë. Tani pritet që në afat sa më të shkurtë të fillon faza e dytë e punimeve me vlerë përafërsisht prej 40 milion denar, ku kompetent për realizimin e furnizimit publik është Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe me përfundimin e fazave në vijim ky rezervuar do të jet në përdorim theksoi kryetari Bexheti.

Uji është e drejt elementare njerëzore dhe komuna e Sarajit do të vazhdoj edhe më të ardhmen të punon në ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në ato vendbanime që nuk ka si dhe riparim të rrjetit në vendbanimet tjera.