Përleshja e mbrëmshme me armë në Çair, policia jep versionin zyrtar

Policia ka dalë sot me versionin zyrtar e përleshjes së armatosur që ndodhi dje në Çair në rrugën “Llazo Trpovski”.

Marketing

Sipas MPB-së, incidenti ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, respektivisht për çështje borxhesh.

“Rreth orës 19.10 para marketit në rrugën ‘Lazo Trpovski’ në Shkup, ka ndodhur një mosmarrëveshje mes B.B (23) dhe R.B (20), që të dy nga Shkupi nga njëra anë dhe K.I (51) nga Shkupi nga ana tjetër. Në një moment I.K ka nxjerr pistoletën, ndërsa R.B ka tentuar që t’ia heq nga dora. Por, K.I ka shtënë ndaj B.B dhe R.B, ndërsa ata kanë arritur të ikin dhe të mbeten të palënduar. Më pas K.I. është larguar nga vendi”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell SHENJA.

Hetim në vendngjarje ka bërë ekip i SPB Shkup. Po ndërmerren masa për ta gjetur K.I dhe për të zbardhur tërësisht rastin.