Përleshje me armë, 2 të plagosur, njëri në gjendje më të rëndë (Video)

Dy persona nga fshati Lubosh i Shkupit janë plagosur pas një përleshjeje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur disa minuta pas mesditës së sotme. Dëshmitarët okularë kanë treguar se të shtëna ka pasur edhe para spitalit “Shën Naumi i Ohrit” në qendër të Shkupit, përkatësisht i njohur si Spitali i Qytetit.

Marketing

Nga MPB konfirmojnë se sot në ora 13:04 në SPB Shkup u denoncua se para një ndërtese biznesi në fshatin Lubosh të Shkupit kishte pasur konfrontim mes K.N dhe K.H nga njëra anë, dhe N.R. dhe M.R nga ana tjetër, ku janë përdorur edhe armë zjarri.

 

 

“Pas lëndimeve të mara K.N. dhe M.R, janë u transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për trajtim mjekësor. Të katër personat janë siguruar, bashkë me automjetet dhe armët e tyre, e pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të bëhet një paraqitje e duhur”, thonë nga MPB, raporton TV21.

Për momentin para Spitalit të Qytetit vërehet numër i madh i policisë të cilët janë ende të pranishëm para spitalit, duke kontrolluar vendin e ngjarjes. Një veturë është me dritare të thyera dhe afër automjetit gjendet një pistoletë./