Përmbyset minibusi në Turqi, 12 viktima dhe 20 të plagosur

12 persona mbetën të vdekur, ndërsa 20 të tjerë u plagosën pasi një minibus në Turqi u aksidentua.

Marketing

Si pasojë e aksidentit minibusi përfundoi i përmbysur, ndërsa më pas shpërtheu në flakë të cilët u shuan falë ndërhyrjes së shërbimeve të zjarrfikëses.

Përkatësisht ngjarja ka ndodhur në Muradiye, në Turqi, ndërsa në minibus ndodheshin emigrantë të paligjshëm.

Sakaq ambulanca shkoi menjëherë në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve.