Përmbytjet masive në New York , shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e New York-ut pasi stuhitë e forta sollën përmbytje të shpejta.

Marketing

Guvernatorja e shtetit të New York-ut, Kathy Hochul tha se deri në pesë inç shi ra në disa zona gjatë natës dhe deri në shtatë inç më shumë shi pritet të bie.

“Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën. Unë po e shpall një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë qytetin e New Yorkut, Long Island dhe Luginën Hudson për shkak të reshjeve ekstreme që po shohim në të gjithë rajonin”, tha ajo në X.

Kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams paralajmëroi njerëzit “kjo është koha për vigjilencë të shtuar dhe kujdes ekstrem” pasi u vendos gjendja e jashtëzakonshme.

Marketing