Superliga e Maqedonisë: Shkupi pret Strugën në Çair, Shkëndija takohet me Gostivarin

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 9-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Marketing

Kjo xhiro sjell derbi në Çair, aty ku Shkupi do të pret Struga Trim Lumin.

Në fakt xhiroja e 9-të hapet të shtunën me ndeshjen Makedonija Gjorce Petrov – Brera Strumica që luhet në kryeqytet, duke nisur nga ora 14:00.

Ndërkohë pesë takimet tjera do të zhvillohet të dielën. Fokusi do të jetë në Çair, me nën-kampionët që presin kampionët, në përballjen e parë direkte në këtë sezon.

Me interes pritet edhe takimi Gostivari – Shkëndija, ndërsa skuadra tjetër shqiptare, Voska Sport këtë xhiro do të luaj në udhëtim ndaj Sileksit në Kratovë.

Në dy ndeshjet tjera të kësaj xhiroje takohen edhe Bregallnica – Vardari dhe Rabotniçki – Sileksi. Të gjitha këto sfida janë paraparë zhvillohen të dielën, duke nisur nga ora 14:00./