Përmendoret do të jenë nën mbikëqyrje dhe inspektime të përforcuara

Qyteti i Shkupit i cili është kompetent për vendosjen dhe mirëmbajtjen e tabelave të vendosura së fundmi në përmendoret në rajonin qendror të qytetit, do ta përforcojë mbikëqyrjen, që në të ardhmen të parandalohet dëmtimi i tyre.

Marketing

Për demolimin e një pjese të tabelave që ishte bërë gjatë natës së kaluar, autoritetet e qytetit thonë se nuk kanë njohuri se kush e ka bërë atë dhe prandaj nuk mund të shqiptohen sanksione.

“Përmendoret janë dëmtuar nga kryes të panjohur dhe për ato arsye nuk mund të shqiptohen dënime.

Për shkak të dukurisë së shpeshtuar të dëmtimeve, Qyteti i Shkupit në suaza të kompetencave të veta në periudhën në vijim do ta përforcojë mbikëqyrjen ndaj përmendoreve, ndërkaq ato do të jenë edhe nën kontrolle të përforcuara inspektuese, informojnë për MEDIAL-n nga Qyteti i Shkupit.

Autoritetet e qytetit paralajmëruan se do t’i sanojnë pjesët e dëmtuara të përmendoreve, ndërsa tabelat, aty ku janë mënjanuar, do të vendosen sërish.

Nga Qyteti i Shkupit u bëjnë thirrje qytetarëve të mos i dëmtojnë përmendoret.

Tabela e re që ishte vendosur dje në përmendoren e Filipit të Dytë në sheshin e Shkupit “Kryengritja e Krushevës” mbrëmë ishte nxjerrë dhe vjedhur, ndërkaq tek përmendorja e Olimpisë është dëmtuar.

Është dëmtuar, por edhe më tej qëndron e ngjitur, tabela në përmendoren e Aleksandrit të Madh në sheshin qendror në Shkup.

Në tabelat, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze shkruan se këto përmendore u takojnë historisë antike helene dhe trashëgimisë kulturore botërore.