Kosova e ndaloi importin e patateve dhe mjaltit nga Maqedonia e Veriut

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë në dorëheqje të Kosovës Endrit Shala sot vendosi ndalesë për importin e patateve dhe mjaltit nga Maqedonia e Veriut, si përgjigje në ndalesën që Shkupi e ka vendosur në importin e rasadit të peshkut nga Kosova, njofton korrespondenti i MEDIAL-s nga Prishtina.

Marketing

Në kumtesën e Ministrisë thuhet se bëhet fjalë për “marrje të masave reciproke ndaj Maqedonisë së Veriut”, si dhe se dogana e Kosovës obligohet menjëherë të fillojë ta zbatojë masën.

Ministri Shala në një deklaratë për portalin “Gazeta Ekspres” tha se “masa hynë në fuqi menjëherë sot dhe do të qëndrojë derisa organet në Maqedoninë Veriore nuk e shqyrtojnë” vendimin e tyre për importin e rasadit të peshkut nga Kosova.

“Po, mund t’jua konfirmojmë se sot kam marrë vendimin për caktimin e masës së reciprocitetit për Maqedoninë e Veriut. Unë i kam shkruar shkresë zyrtarë ministrit, homologut tim maqedonas për reflektim për moslejimin e rasadit të peshkut në Maqedoni. Por autoritetet maqedonase nuk kanë reflektuar. Andaj ne jemi të detyruar që masat e njëjta t’i kthejmë me reciprocitet”, ka thënë Shala.