Përse u hoq “shqiponja”? Rama: Vulgariteti kishte hipur në piedestal

Ditën e djeshme u hoq simboli i “Shqiponjës” që ndodhet tek rrethrrotullimi pranë doganës së Tiranës, 6 vite pas vendosjes së saj. Nëpër media u aludua se “shqiponja” u hoq pasi do të fillonin punimet për rrugën që do të ndërtohet si vazhdim i Unazës së Re të kryeqytetit.

Marketing

Mirëpo, sot Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke sqaruar edhe arsyet. Rama e cilëson simbolin e kësaj “shqiponje” si shenjë të vulgaritetit të ngritur në një piedestal.

Ai thotë se “shqiponja” e bënte hyrjen e Tiranës të dukej gjatë natës si skena të librave horror, duke përmendur këtu një nga autorët më të shquar të librave thriller dhe horror, Edgar Allan Poe.

Edi Rama

@ediramaal

Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund👎

45 people are talking about this

“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Allan Poe-s! Më në fund”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Twitter.

Simboli i “shqiponjës” u vendos në hyrje të Tiranës në vitin 2012 në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. /tvklan.al

Marketing