Përshëndetje naziste dhe këngë për Musolinin, tifozët e Lazios në sallën e birrës së Hitlerit

Rreth njëqind tifozë të Lazios u mblodhën në sallën historike të fabrikës së birrës Hofbrauhaus, e themeluar në 1589, ku Adolf Hitleri mbajti një nga mitingjet e tij të para në vitin 1920.

Marketing

Tifozët kanë festuar me thirrje dhe përshëndetje naziste në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich, sipas mediave italiane.

Bayer Munich dhe Lazio luajnë sot në 21:00 për fazën e 1/8 në Champions League, me italianët që fituan 1-0 në ndeshjen e parë.

Pikërisht brenda këtyre mureve në vitin 1920 Hitleri shpalli manifestin e Partisë Kombëtare Socialiste të Punëtorëve Gjermanë, duke theksuar 25 pikat e programit të tij dhe duke nisur sezonin e terrorit dhe dhunës që arriti kulmin me shfarosjen e hebrenjve dhe Luftën e Dytë Botërore.

Këto pamje po bëjnë xhiron e botës duke shkaktuar zemërim dhe indinjatë të madhe.