Personi me flamurin e Rusisë në protestat e Shkupit është lider partie. Ja kush është

Policia arriti të shpërndajë protestuesit e dhunshëm maqedonas që sonte u mblodhën para Parlamentit të Republikës së Maqedonisë për të protestuar ndaj marrëveshjes në Prespë.

Marketing

Para Parlamentit kishte rreth 2.000 protestues mes tyre kishte edhe persona me maska.

Ajo që u vu re nga protestuesit e dhunshëm ishte se ato janë pro Rusisë dhe kundër BE e kundër NATO-së, dhe këtë e dëshmon pamjet nga protesta para Kuvendit.

Lideri i “Maqedonisë së vetme”, Jançe Vançev me flamurin e Rusisë ka hipur mbi automjetin e policisë dhe ka valëvitur flamurin rus.