Peruja zhytet në krizë politike

Peruja është zhytur në krizë politike pasi presidenti, Martin Vizcarra e ka shpërbërë Kongresin.

Marketing

Ligjvënësit e opozitës, të cilët janë shumicë në Kongres, thanë se shpërbërja paraqet një grusht shteti.

Ata e pezulluan presidentin Vizcarra dhe votuan që zëvendës-presidenti, Mercedes Araoz, të jetë president në detyrë.

Ndërkohë, Vizcarra dekretoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 26 janar.

Krerët e forcave të armatosura dhe policia e kanë mbështetur Vizcarran, duke thënë se ata e njohin atë si president kushtetues dhe komandant i përgjithshëm.

Zyra e shtypit e presidencës gjithashtu publikoi një fotografi ku komandantët e ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe policisë morën pjesë në një takim të kryesuar nga Vizcarra në pallatin presidencial në Lima.

Mijëra njerëz u mblodhën gjithashtu jashtë ndërtesës së Kongresit për të treguar mbështetjen e tyre për tw.

Por, ligjvënësit e opozitës thanë që Vizcarra tejkaloi fuqitë e tij kur ai e ka shpërbërë Kongresin e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ata kënduan himnin kombëtar dhe nuk pranuan të largohen nga Kongresi ndërsa premtuan besnikërinë e tyre ndaj zëvendës-presidentit Araoz.