Pesëshja ndërkombëtare arrin në Prishtinë, nis takimi me Kurtin

Pesë emisarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kanë arritur në Prishtinë.

Marketing

Ata do të priten në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Me ta, shefi i Qeverisë kosovare “do të diskutojë për procesin e dialogut dhe hapat e ardhshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”.

Delegacioni është i përbërë nga emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esobar, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këshilltari për politikë të jashtme dhe siguri i Gjermanisë, Jens Plettner, ai i Francës, Emmanuel Bonne dhe këshilltari për politikë të jashtme dhe siguri të kryeministrit të Italisë, Francesco Talo.