Legjenda e futbollit të Shqipërisë, Igli Tare, ka pasur një ditë dramatike gjatë kësaj jave.
Të mërkurën ai ishte duke ecur me dy qenët e tij, kur papritur u sulmua nga një pitbull, shkruan IndeksOnline.
Dy qenët e tij u munduan ta shpëtonin Taren nga pitbulli dhe një nga ta ngordhi nga lufta e ashpër që kishte me një nga qenët më të rrezikshëm (pitbull).
Drejtori sportiv i Lazios pësoi një lëndim të lehtë në përpjekje për t’u ndihmuar qeneve të tij.
Ngordhja e qenit e ka mërzitur të gjithë familjen Tare. Djali i legjendës, futbollisti i ri i Lazios shkroi: “Pusho në paqe zemër, më mungon shumë. Do të mbaj gjithmonë në zemrën time”.