Plas skandali, Guvernatori akuzohet për ngacmim seksual, Biden: Presim hetimet

Guvernatori demokrat i New Yorkut Andrew Cuomo është akuzuar për ngacmime seksuale dhe sjellje të pahijshme nga disa gra që kanë qenë punonjëse të tij dhe të njohura. Për rastin ka reaguar edhe presidenti Biden duke thënë se ai duhet të japë dorëheqjen nëse pretendimet për ngacmime seksuale janë të vërteta.

Marketing

Presidenti amerikan Joe Biden komentoi këtë javë akuzat ndaj Guvernatorit demokrat të Nju Jorkut Andreë Cuomo, duke thënë se ai duhet të japë dorëheqjen nëse pretendimet për ngacmime seksuale janë të vërteta.

“Mendoj se ai ndoshta do të ndiqet penalisht, gjithashtu, nëse vërtetohen akuzat.” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Për kreun e shtetit amerikan, ” gratë amerikane patën shumë guxim që dolën përpara publikut amerikan dhe bënë ato akuza, dhe se duhet të merren seriozisht. Rasti duhet të hetohet, – tha Biden.

Guvernatori i Neë Yorkut prej 3 mandatesh Andreë Cuomo po përballet me akuza se ka ngacmuar seksualisht dhe është sjellë në mënyrë të papërshtatshme ndaj shumë grave, përfshirë disa ish-punonjëse. Ai i ka mohuar këto akuza dhe ka refuzuar thirrjet për dorëheqje.

Bashkëpartiakët e tij demokratë, dy senatorë të Neë Yorks, Chuck Schumer dhe Kirsten Gillibrand, kanë kërkuar dorëheqjen e tij nga posti.

Vetë Cuomo, ashtu si edhe presidenti Biden u ka kërkuar qytetarëve që të presin rezultatet e një hetimi që kryesohet nga Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit, Letitia James.