Platformë ere e transparencës në MF: Qytetarët do të monitorojnë se sa investime kapitalekanë bërë përdoruesit e buxhetit

Nga sot e tutje, të gjithë qytetarët do të jetë në gjendje të ndjekin realizimin e investimeve kapitale për secilën ministri, departament, agjensi ose secilin përfitues i buxhetit veç e veç dhe kështu të ndikojë në institucionet për të përmirësuar performancën e tyre. Një mënyrë e re e transparencës është bërë gati nga Ministria e financave përmes një uebportali që tregon se sa prej shpenzimeve kapitale të parashikuara nga buxheti çdo institucion ka bërë deri më tani – si përqindje e shumës së planifikuar dhe absolute dhe sa duhet të realizohet deri në fund të vitit, kështu bën të ditur zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi.

Marketing

Për të përmirësuar transparencën, njoftohet zbatimi i investimeve kapitale, ky mjet është vetëm një nga shumë masat për të përmirësuar proceset e buxhetimit dhe ekzekutimit të tij. Programi i Menaxhimit të Financave Publike përfshinë një sërë reformash, përfshirë një sistem të integruar të informacionit për menaxhimin e financave publike, i cili do të përmirësojë procesin e përgjithshëm, nga planifikimi deri tek realizimi i shpenzimeve, vlerëson kështu zëvendës ministrja Elezi.

Platoforma e cila tregon realizimin e investimeve kapitale nga institucionet, do të publikojë të dhëna të reja çdo muaj në faqen e internetit të Ministrisë së Financave.

Linku në vazhdim: https://kapitalni-rashodi.finance.gov.mk/?lang=albanian

Marketing