Po bënte selfie, goditet nga helika e helikopterit, vdes 22-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin e Spartës në Athinë, ku një 22-vjeçar britanik humbi jetën pasi u godit nga helika e helikopterit.

Marketing

Mediat britanike bëjnë me dije se 22-vjeçari Jack Fenton ishte duke bërë një selfie kur u godit në kokë nga helika e helikopterit, nga i cili sapo kishte zbritur.

Mësohet se i riu ishte duke u kthyer nga Mykonosi me tre shokët e tij, ndërsa në një helikopter të dytë pas tij ishin prindërit.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar ekipi mjekësor por fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë në çast.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa piloti mund të përballet me akuza për vrasje nga pakujdesia.

Mësohet se për pilotin është e ndaluar nëse u thotë pasagjerëve të dalin nga helikopteri përpara se motori dhe helikat të ndalojnë.