59 vjet nga tërmeti, Grubi: Të qëndrojmë bashkë të pathyer përballë çdo sfide!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përkujtuar tërmetin e vitit 1963 duke bërë thirrje që edhe sot të reflektojmë mbi atë forcë uniteti e cila ringriti popullin në RMV kur të gjitha shpresat tjera ishin të thyera.
Lexo statusin e plotë:
Në mëngjesin e 26 Korrikut të vitit 1963, Shkupi u zgjua nga dridhjet e një tërmeti shkatërrues që la pa kulm mbi kokë shumë familje dhe u mori jetën 1.070 qytetarëve.
59 vite më pas i paharrueshëm ndër ne ka mbetur kujtimi për këtë përjetim tragjik që bëri Shkupin epiqendër të vlerave të solidaritetit botëror, simbol të ringritjes së fuqishme mbi plagët e dhimbjes.
Sot le të reflektojmë mbi atë forcë uniteti që na ringriti kur të thyera ishin shpresat dhe të qëndrojmë bashkë të pathyer përballë çdo sfide.

Marketing