Po shikonte finalen e Ligës së Kampionëve, hajnat i vjedhin 100 mijë euro (VIDEO)

Finalja e Ligës së Kampionëve i kushtoi shumë familjes Ukaj nga Pirana e Prizrenit.

Marketing

Teksa i zoti i shtëpisë, ish-deputeti i Kosovës Xhavit Ukaj, së bashku me fëmijët, shkoi në një restorant që ta shohë lojën në mes Real Madridit e Liverpoolit, i hynë hajnat në shtëpi, raporton “Klan Kosova”.

E aty gjetën hiç më pak se 100 mijë euro të cilat i morën dhe u larguan, përcjell albinfo.ch.

Ukaj që tani është asambleist nga radhët e LDK-së në komunën e Prizrenit thotë se shumën e parave e kishte të destinuar për disa çështje personale dhe se i kishte të deklaruar.